Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, ka ekspozuar së fundmi orën e tij jashtëzakonisht të shtrenjtë.
Super ylli i futbollit u bë sportisti më i paguar në botë kur u transferua te klubi në Arabinë Saudite në fund të vitit të kaluar.
Ronaldo përfiton 200 milionë euro në vit nga paga dhe aktivitetet komerciale të Al-Nassr. Për këtë arsye, 38-vjeçari nuk heziton aspak që të shpenzojë shuma të mëdha për gjëra luksoze.
Së fundmi, Cristiano ka pozuar me një orë të bukur në rrjetet sociale që ka marrë vëmendjen e fansave.
Në bazë të njoftimit të “The Sun”, është fjala për orën e brendit Jacob & Co, e cila kushton 865.000 euro.
Edhe pse është orë jashtëzakonisht e shtrenjtë, CR7 ka mjaftueshëm para për të bërë shpenzime të tilla, meqenëse për vite të tëra është ndër sportistët më të paguar në planet.