ShowBizzz

Pas gjithë zhurmës së krijuar, Kejvina Kthella merr vendimin drastik!

Kejvina Kthella u kritikua mjaft në rrjet pasi ushtroi dhunë fizike ndaj Luiz Ejllit në “Big Brother VIP”.

Modeles asokohe iu desh të mbyllte rrjetin social, Instagram për shkak të komenteve të shumtë negativ që po merrte nga publiku.

Më pas, ajo erdhi me një reagim të gjatë ku ndër të tjera i kërkonte falje Luizit.

Mirëpo sot, Kejvina ka marrë një vendim drastik.

Nuk dihet saktësisht se çfarë e shtyu modelen drejt këtij vendimi, por në një postim në InstaStory ajo është shprehur se heq dorë përfundimisht nga mediat shqiptare.

“Përshëndetje miq!

Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftojë publikisht siç edhe ju a kam komunikuar privatësisht, KAM HEQUR dorë përfundimisht nga mediat shqiptare kjo për zgjedhje personale dhe profesionale. Faleminderit çdo personi që punon në media që në çdo dalje timen me ka trajtuar me shumë dashuri. Ndërsa me ju publik i dashur, bashkë do shihemi por nga një tjetër cep i botës”, u shpreh Kejvina.