ShowBizzz

Pas sherreve, Olta e Genti do të luajnë film së bashku? Habit aktori: Do e shmang atë pjesën ku e vras…

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Gent Hazizi ishte i ftuar në “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj.

TS Poll - Loading poll ...

Gjatë intervistës moderatori Ronaldo Sharka e ka pyetur nëse me të vërtetë Olta do të jetë pjesë e filmit ku dhe ai është protagonist, ku në role Genti vret Oltën dhe për këtë Genti është përgjigjur:

‘Jo nuk është te “Tryeza e zezë” mund të jetë në ndonjë film tjetër, unë e kam thënë që nuk kam ndonjë gjë me Olta Gixharin, ne jemi aktorë edhe nëse do kemi ndonjë film të tillë do e shmang atë pjesën që vras Oltën…ajo le të më vrasi mua nuk e kam problem… ‘, tha aktori me humor!