LifeStyle

Princesha e Uellsit – FOTO/ Kate Middleton shkëlqen në Mumbai me fustan të kuq indian dhe bizhuteritë e Elizabeth II

Princesha e Uellsit tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Earthshot Prize 2026’, ku u shfaq me një krijim tradicional indian dhe bizhuteri që i përkisnin koleksionit të mbretëreshës Elizabeth II. Në mbrëmjen gala, mes të ftuarve të njohur ishte edhe aktorja Simone Ashley, e famshme për rolin e saj në serialin ‘Bridgerton’.

Kate Middleton dhe princi William morën pjesë më 17 nëntor në ceremoninë e gjashtë të çmimeve ‘Earthshot Prize’, të organizuar në qendrën ‘Jio World Convention Centre’ në Mumbai. Kjo ishte paraqitja e parë e princeshës në këtë event që nga viti 2022, kur ceremonia u mbajt në Boston.

Për këtë mbrëmje, Kate zgjodhi një fustan të gjatë në ngjyrë të kuqe intensive, të krijuar posaçërisht nga stilistja indiane Mahima Mahajan. Veshja e modelit tradicional ‘anarkali’ ndërthur elegancën klasike me elemente të mjeshtërisë indiane.

Sipas revistës ‘Vogue’, fustani është realizuar me mëndafsh të endur me dorë, qëndisje tradicionale të arta ‘Banarasi’ dhe zbukurime me rruaza qelqi. Ngjyra e kuqe është përftuar me ngjyrues me origjinë bimore, në përputhje me mesazhin e qëndrueshmërisë mjedisore që përcjell ceremonia.

Princesha e plotësoi pamjen me një gjerdan dhe vathë me diamante e smeralde, pjesë të koleksionit të dikurshëm të mbretëreshës Elizabeth II.

Edhe princi William zgjodhi një veshje të frymëzuar nga tradita indiane. Ai u paraqit me një xhaketë të zezë tradicionale ‘bandhgala’, të krijuar nga stilisti Manish Malhotra, me kopsa të qëndisura me dorë.

Të Ngjashme