ShowBizzz

Pse truri ynë e ka të vështirë të mësojë nga gabimet e tij?

Të mësosh nga gabimet? E lehtë të thuhet, por fakti është se truri i njeriut duket shumë i orientuar drejt neglizhencës dhe përsëritjes së gabimeve. Nuk ka asgjë më të lehtë se sa të vazhdosh të marrësh vendime të këqija, pa u shqetësuar aspak për këtë gjë.

Ndoshta truri mëson shpejt dhe mirë se nuk është e përshtatshme ti afrohesh shumë zjarrit,. Por sa i përket zgjedhjeve të sjelljes duhet që përballet me paragjykimet e shumta, tendencën për të shtrembëruar perceptimin e situatave dhe rrjedhimisht me racionalitetin e vendimeve.

Dhe sa më komplekse të jetë situata në të cilën e gjejmë veten të përfshirë, aq më shumë truri detyrohet që të kërkojë një thjeshtësim, një proces i përkufizuar si heuristik. Një qasje çon shumë lehtë tek gabimi. Për shembull, studimet eksperimentale kanë treguar se në një fraksion të sekondës ne priremi ti kategorizojmë njerëzit sipas përkatësisë etnike apo gjinisë, duke i hapur rrugë përhapjes së menjëhershme të paragjykimeve, edhe para se një person të ketë kohë të nisë të bisedojë me ne.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo dukuri ka pasur kuptim në aspektin e vetëmbrojtjes nga pikëpamja evolucionare, kur ndihmonte në njohjen e shpejtë të anëtarëve të fiseve të tjera. Por sot ajo është burim i gabimeve të pashmangshme në vlerësim.

Procesi mbështetet nga amigdala, struktura e vogël në tru, njësia e vërtetë e kontrollit të frikës, e cila mund të drejtohet vetëm pjesërisht nga korteksi cerebral parafrontal, ku qëndrojnë aftësitë kritike dhe të gjykimit. Ky fenomen konjitiv është eksploruar në librin e fundit “Zbulimi i paragjykimeve të pandërgjegjshme” të neuroshkencëtares Pragia Agarval.

Libri tregon qartazi ekzistencën e një paragjykimi tjetër mendor, nga i cili është pothuajse e pamundur të shpëtojmë: paragjykimin e konfirmimit, pra tendenca për të besuar atë për të cilën jemi të bindur, dhe për t’iu kundërvënë lajmeve dhe informacioneve që janë në kontrast me atë që besojmë tashmë se e dimë.

Kjo dukuri përpiqet të na drejtojë drejt burimeve të informacionit që tashmë i njohim, dhe të bëhemi dyshues ndaj atyre që paraqesin këndvështrime të ndryshme. Megjithatë, studimi i fundit i botuar në revistën Neuron, ka treguar se truri bën gjithçka që mundet për të kontrolluar situatën, në një përpjekje për të frenuar paragjykimet natyrale.

Hulumtimet e reja sinjalizojnë ekzistencën e neuroneve specifike, detyra e të cilëve do të ishte monitorimi i gabimeve të mundshme. Ato gjenden në korteksin paraballor dhe ndërhyjnë në funksionet njohëse, të cilat ndihmojnë në fillimin e zgjedhjeve të reja të sjelljes.

Rezultatet e studimit tonë, sugjerojnë se ky aktivitet nervor i koordinuar, mund të shërbejë si një filtër për analizën e informacionit dhe lejon fillimin e një monitorimi sistamatikperformancës, i aftë të komunikojë nevojën për kontroll të sjelljes në rajone të tjera të trurit, duke përfshirë ato që ruajnë fleksibilitetin e informacionit, si p.sh korteksin paraballor lateral dhe polar”- thotë autorët e studimit të drejtuar nga Zhongzheng Fu i Departamentit tëInxhinierisë dhe Shkencave të Zbatuara në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.