Kuriozitete

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e logjikën njerëzore.

Teksa çdo ditë AI po kapërcen shkallë drejt zhvillimit marramendës, duket sikur me raportimin e fundit të Microsoft, përshtatja me trurin e njeriut është në kulmin e saj.
Një dokument i fundit nga Microsoft raporton se GPT-4 AI po shfaq shenja të përdorimit të arsyetimit njerëzor dhe të logjikës.

Ky fenomen u vërtetu nëpëtmjet një testimi të thjeshtë. Kur AI u nxit me detyrën për të vendosur një libër, 9 vezë, një laptop, shishe dhe gozhdë në një mënyrë të saktë qëndrueshme, softueri dha një zgjidhje të vlefshme duke përdorur arsyetimin dhe logjikën.

TS Poll - Loading poll ...

Ai udhëzoi që libri të vendoset rrafsh në një sipërfaqe të sheshtë horizontale, të vendosen 9 vezët në një katror, të vendoset niveli i laptopit mbi vezët e shpërndara në mënyrë të barabartë dhe më pas të vendoset shishja në pjesën e sipërme të prehërit me gozhdën me kokë poshtë në kapakun e shishes.

Edhe pse duket si tepër elementare për të testuar arsyetimin e një softueri inteligjent, kjo detyrë nuk kërkon zgjedhje të komplikuara matematikore e robotike, aq sw kërkon logjikën e thjeshtë njerëzore.