ShowBizzz

Rita Ora zbulon planet për fëmijë me Taika Waititin, shpreson të krijojnë familje së shpejti

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur për planet e saj për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Në fillim të këtij muaji, ‘zogjtë e dashuruar’ shënuan një vit martesë, më saktësisht më 4 gusht.

Ceremonia e dasmës së tyre ishte private me një grup të vogël miqsh në Los Angeles.

32 vjecarja ështe hapur për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.

“Unë do të doja të kisha fëmijë sigurisht kur të është koha e duhur”, u shpreh artistja.