ShowBizzz

Rogerti i kërkoi përballje në gjykatë për këngën “Ala ya Selina, ala ya Dubai”, fituesja e “BBVA5” e injoron: Ai nuk ka vend në jetën time

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku foli për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në reality show.

Gjatë intervistës, nuk mungoi as pyetja për Rogertin, i cili së fundmi ka bërë një deklaratë publike duke thënë “shihemi në gjykatë”, e cila ka rritur tensionet edhe jashtë shtëpisë.

Të lidhura

None found

Selini u shpreh qartë se një person si ai nuk do të kishte kurrë vend në jetën e saj, duke theksuar se nuk ka ndërmend të ndjekë çështje gjyqësore.

“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin.

Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore.

Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë,” shprehet Selin.

Të Lidhura:

  1. “Familja ime i ka dhënë bukë”/ Rogerti për Selinën: Kam shumë gjëra që s’dua t’i përmend, turp
  2. “Babai i saj është në burg”/ Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit: Im atë gëzon liri të plotë
  3. “Përplasja” Miri-Artan dhe ndërhyrja e Selin, Rogerti: Po shtrojnë ‘fushën’ që të luajnë bashkë
  4. “Si qen i etur”/ Selin shpërthen ndaj Rogertit: O njeri i pa plotësuar në këtë jetë

Të Ngjashme