Shokon Dea Mishel: Pas BBV më ndoqën 3 burra

Dea Mishel ka treguar e ftuar në ‘Wake up’ se pasi ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP mësoi se familjarët e saj kishin marrë mesazhe kërcënuese. Madje tregoi edhe një rast që i kishte ndodhur në rrugë.

Sipas saj, tre burra rreth të 30-tave, ishin duke e ndjekur. Ajo shtoi se sjellja e tyre iu duk sikur kishin diçka pa sqaruar me të.

“Unë kam marrë kërcënime më shumë se të gjithë në momentin e nominimit. Prindërit e mi merrnin kërcënime, ‘të di shtëpinë’, ‘dua të të vras’… Edhe kur dola më ndoqën disa njerëz dhe sikur kishin ndonjë muhabet të pasqaruar me mua. Ishin tre burra rreth të tridhjetave… Kishin pirë pak”, tregoi Dea.



Loading poll ...

Related Articles

Back to top button