ShowBizzz

Si t’i hiqni qafe njollat e verdha në thonj?

Konsumimi i duhanit, kërpudhat dhe lyerja e shpeshtë me llak të errët mund të lënë gjurmë të verdha në thonj. Përveç në rastin e kërpudhave, kur rekomandohet kërkimi i ndihmës nga mjeku, njollat mund të fshihen edhe me ndihmën e recetave shtëpiake.

Së pari duhet hequr llakun nga thonjtë dhe të fërkohen ata me brushë për dhëmbë. Kjo do ta mënjanojë tërë papastërtinë dhe do t’ua mundësojë ilaçeve natyrale efikasitetin më të mirë.

Pasta nga soda e bukës

TS Poll - Loading poll ...

Në pak ujë të vakët i qitni dy deri në tri lugë sodë të bukës dhe e përzieni derisa të dendet masa. Pas kësaj i futni gishtërinjtë në të për disa minuta.Soda e bukës do ta zbusë lëkurën rreth thonjve, do t’i zbardhë thonjtë dhe do t’ua kthejë shkëlqimin.

Lëngu i limonit

Përveçqë i forcon dhe shtrëngon thonjtë, limoni i fshin edhe njollat e verdha. Mjafton që duart t’i zhytni në lëng të limonit ose t’i lyeni thonjtë me gjysmën e një limoni dhe më pas t’i fërkoni ata me brushë për dhëmbë. Thartira e limonit do t’i mënjanojë njollat e verdha.

Tabletat për pastrim të protezave të dhëmbëve

Në një gotë me ujë i qitni dy tableta për pastrim të protezave të dhëmbëve dhe i zhytni duart në të për disa minuta. Përveç që i pastrojnë dhëmbët, do t’i zbardhin edhe thonjtë tuaj.

Shtresa bazë mbron nga njollat

Para lyerjes me llak të errët, gjithsesi duhet që ta aplikoni shtresën bazë. Ajo do t’i mbrojë thonjtë nga njollat e verdha. Me rastin e heqjes së llakut, acetonin duhet shpëlarë me kujdes pasi që thonjtë mund të zverdhen nga ai. Gjithashtu, rekomandohet që kohë pas kohëve thonjve t’u ofrohet një pushim në mënyrë që të përtërihen nga substancat e forta kimike.