ShowBizzz

“Ta di shtëpinë, do të të vras”/ Dea Mishel rrëfen kërcënimet që ka marrë pas BBV

Ish-finalistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë, Dea ka qenë jo pak herë një nga personazhet jo fort të pëlqyer nga publiku

Gjatë kësaj interviste, Dea ka rrëfyer disa situata të sikletshme me njerëz që e kanë kërcënuar në rrjetet sociale dhe në publik.

TS Poll - Loading poll ...

Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak. Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras. Se di pse mendonte se unë do ti lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”, tha Dea.

Gjatë reality show-t, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri tregon se u bë më e ashpër për të përballuar eksperiencën.

Nuk kam nerva apo shpërthime ekstreme. M’u desh të ndrydhja anën time, që i merr gjërat lehtë, anën time feminile. Aty u bëra më e ashpër”, tha ajo.