ShowBizzz

Tifozët e Arsenalit në “paranoja”, fajësojnë Kim Kardashian për humbjen e titullit

Tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale po fajësojnë Kim Kardashian për dështimin e tyre për të fituar Premier League këtë sezon.

Humbja tronditëse e Arsenalit në Nottingham Forest të shtunën pa Manchester City të fitojë titullin e ligës. Skuadra e Arteta përjetoi një rënie të formës së tyre të shkëlqyer dhe tifozët e Arsenal janë fiksuar me idenë që prezenca e Kim Kardashian në “Emirates” gjatë muajt mars bëri që klubi i tyre të humbiste titullin, duke e quajtur si një mallikm nga ana e saj.

Komentet e përdoruesve në Twitter në lidhje me këtë çështje: “Fajin e ka Kim Kardashian për rënien e Arsenalit.”

TS Poll - Loading poll ...

“Arsenali do ta kishte fituar titullin tashmë nëse nuk dotë ishte për Kim Kardashian.”

“Rënia e Arsenalit filloi kur ajo vizitoi “Emirates”, nuk do t’ju fal kurrë Kim Kardashian!”

“Që nga dita kur Kim shkoi në “Emirates” për të parë Arsenalin, e dija se ata do të eliminoheshin nga Europa League dhe do të humbisnin garën për titullin e Premier League. Ky është mallkimi i Kim Kardashian!”/ h.ll/abcnews.al