ShowBizzz

Vdes Tina Turner në moshën 83-vjeçare

Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë, raporton Daily Mail.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës”, thuhet në njoftim.

TS Poll - Loading poll ...

Turner ka lindur në vitin 1939 në Brownsville, Tenesi. Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes Ike dhe Tina Turner në vitet ’70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori.

E quajtur Mbretëresha e Rock ‘N’ Roll-it, ajo ka lënë pas tre fëmijë.