ShowBizzz

Zbardhen detajet nga filmi ku do të luajnë Luizi dhe Olta

Prej disa kohësh në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother VIP do të marrin pjesë në një film.

Por ajo çka na ka bërë më shumë kuriozë është roli që do të ketë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. E sipas burimeve për Kryefjala dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua.

Filmi në fjalë pritet të finaliozhet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun.“Në kuadër të dashurisë”, shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre.

TS Poll - Loading poll ...

Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

Këngëtari Luiz Ejlli është fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Gjatë kësaj eksperience, ai arriti të fitojë simpati të madhe nga publiku shqiptar, sa që konsiderohet si fenomen në rrjetet sociale.Nga ana tjetër, aktorja Olta Gixhari, në BBVA2, e ndërpreu rrugëtimin një muaj para përfundimit të spektaklit, ndonëse si oponente e Luizit konsiderohej gjithashtu si fituese e mundshme e shfaqjes televizive me elemente “reality”.