![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/dafina-zeqiri-dhe-elgit-doda-sjellin-kengen-e-re-si-mua_64d727dd44778.png?resize=850%2C478&ssl=1)
Këngëtarët e njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Si mua” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Elgiti, Dafina, Elinel, Klea dhe Romeo Veshaj.
Producimi ndërkohë u bë nga Doda, i cili u përkujdes edhe për vijën melodike bashkë me Zeqirin.
Miksimi u bë nga Cricket me masterizim nga Awaxus.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.
Artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme, kënga e të cilëve tani ndodhet në platformën YouTube.