ShowBizzz

‘Kam dëgjuar gjërat më të mira për Kosovën’, flet Akon, tregon si u mor vesh me Capital T

Capital T ka mbajtur mbrëmjen e të enjtes koncertin e tij “Time Capsule 2” dhe i ftuar special ka qenë këngëtari me famë ndërkombëtare Akon. Me të mbërritur në Kosovë, Akon ka dhënë njëintervistë të shkurtër për Prive ku ka treguar se është shumë i emocionuar.

“Fantastike. Të vish në një vend për herë të parë është emocionuese. Kam dëgjuar gjërat më të mira për Kosovën dhe po pres të jetë në këto pritshmëri”, tha Akon.

I pyetur sesi i erdhi ftesa nga Capital T, Akon u përgjigj: Capital T është super profesional. Bisedën e nisëm në telefon, bëmë marrëveshje. Është larg nga vendi ku jetoj unë, por vendet e largëta janë më mikpritëse

Ndërsa Capital T tregoi: U morëm vesh shpejt, janë thjesht procedura. Shumë miqësor, shumë njeri me këmbë në tokë. Jam shumë i lumtur të kem një legjendë në qytetin tim të performojë.

'Kam dëgjuar gjërat më të mira për