“Krisje” në miqësinë mes Borës dhe Semit? Ky veprim i tregon të gjitha!

Miqësia mes Bora Zemanit është një nga më të famshmet në showbiz-in shqiptar, teksa vajzat prej vitesh shfaqen në krah të njëra-tjetrës në momentet e tyre më të rëndësishme, të bukura e të vështira, megjithatë së fundmi nga fansat e tyre ka pasur aludime se marrëdhënia e “shoqeve të ngushta” mund të kishte pësuar një krisje.
Aludimet vinin pasi prej pak kohësh ato nuk postonin më në mediat sociale asnjë foto bashkë, gjë që më parë ka ndodhur rrallë, ose asnjëherë, megjithatë veprimi i fundit i këngëtares i ka hedhur poshtë këto zëra. Mos postimi në Instagram i miqve, mikeshave, partnerëve, këto kohë është dicka që vihet re shumë dhe zakonisht “flet” për dicka që mund të ketë ndodhur, zakonisht jo pozitive, por ky nuk është rasti i Borës dhe Semit, me këtë të fundit që ka komentuar në postimin e fundit të moderatores, aty ku shfaqet si imazhi i “Digitalb”.
“Lule Bora”- shkruan këngëtarja, me gjasë pseudonimi që ka për mikeshën e saj, ose thjesht po i thotë që është e bukur si një lule, por kjo ka pak rëndësi, rëndësi ka që vajzat vazhdojnë shoqërinë e tyre dhe cdo gjë është normale.