![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/luiz-ejlli-emocionon-rrjetin-me-surprizen-per-fansin-me-aftesi-te-vecanta-video_64d374dcc222f.jpeg?resize=823%2C533&ssl=1)
Luiz Ejlli në koncertin e tij të fundit, ka udhëtuar më herët drejt Shkodrës për të takuar Denisin, një djalë më aftësi të kufizuara. Pavarësisht famës që mori, fituesi i “BBV2” e ka ruajtur pjesën humane brenda vetes dhe përpiqet të gëzojë të gjithë fansat e tij.
Duke qenë e pamunduar ta takonte gjatë koncertit, Luizi, ka gjetur kohën për të realizuar një nga dëshirat më të mëdha të Denisit, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë.
View this post on Instagram
Komente mjaft pozitive janë shkruar në videon e postuar në Instagram, ku të gjithë e komplimentojnë Luizin për zemrën e tij të madhe.
“Na përlote të gjithëve. Ruaje shpirtin tënd o Luiz zemërbardhi”, shkruan një komentuese. “Mos ndrysho kurrë”, shton një tjetër ndjekës.