![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/mikrofoni-me-te-cilin-cardi-b-gjuajti-nje-fanse-ne-koncert-u-shit-per-90-mije-euro_64d3e325173be.jpeg?resize=850%2C694&ssl=1)
Dy javë pasi reperja Cardi B mori vëmendjen e mediave pasi gjuajti me mikrofon një fanse, është shitur në eBay për pothuajse 90 mijë euro.
Mikrofoni u hodh në ankand nga pronari i një kompanie, i cili tha se të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi.
Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte në katër mijë euro.
Cardi B
Videoja tregon reperen duke hedhur me mikrofon në drejtim të një fanse, e cila e kishte gjuajtur me pije gjatë një koncerti në Las Vegas.
Policia ndërkohë ka thënë se ylli i famshëm nuk do të përballet me akuza.
Pamjet u bënë virale dhe mikrofoni doli në ankand fillimisht për 22 mijë euro.
Fisher tha se të ardhurat do të shkojnë për bamirësinë e veteranëve, Wounded Warrior Project dhe Friendship Circle Las Vegas, i cili lidh vullnetarët e rinj me personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.
“Mendova se do të fitonte një vëmendje kombëtare, por sasia e mbulimit të lajmeve ka qenë tronditëse”.
Ai theksoi se kishte verifikuar që mikrofoni në shitje ishte me të vërtetë ai që përdorte Cardi në atë kohë.