ShowBizzz

Në super formë, Hygerta Sako feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Dita e ditëlindjes e ka gjetur Hygerta Sakon në plazh.

Moderatorja e sportit ka ndarë me ndjekësit foto nga dita e saj e veçantë, ku shfaqet në breget me bikini rozë e ndërsa  duket tepër sensuale.

Ajo mban në duar  dy tullumbace që mbajnë numrin 46, duke nënkuptuar që bukuroshja sot ka mbushur plot 46 vjeç. Por mund  të themi me plot gojë se vitet për të janë thjesht numra, pasi prezantuesja shfaqet gjithmonë në superformë që çdo vajzë do ta kishte “zili”.

Në fotot e publikuara në rjetet sociale Hygerta ka marër urime  zemre nga miqtë e saj, ku disa prej tyre i vënë në dukje pamjen fizike, duke i thënë se: “ti rinohesh çdo vit”.