Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka rrëfyer publikisht vështirësitë emocionale me të cilat është përballur së fundmi, si dhe ndikimin që kanë pasur lajmet e pavërteta në gjendjen e saj psikologjike.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka treguar se pas një periudhe të ngarkuar ka arritur të reflektojë mbi ngjarjet e jetës së saj.
Murati tregoi se për një kohë kishte qëndruar e shkëputur nga emocionet, ndërsa përpiqej të vazhdonte jetën e përditshme. Ajo u shpreh se “Ishte një periudhë që nuk po ndihesha aspak mirë. Isha thjesht në autopilot, duke vazhduar përpara, sepse në fund të fundit, çfarë do bësh tjetër?”.
